PS merr Lezhën, Ndreu: Rezultati na frymëzon për 4 vitet e ardhshme

Politikë | 4 vite më parë

Kandidati i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka fituar mandatin e dytë në Bashkinë e Lezhës. Në një deklaratë për mediat, Ndreu u shpreh se rezultati i këtyre zgjedhjeve, është frymëzues për 4 vitet e ardhshme.

“Këtë vlerësim ma jep komunitetit lezhian pas 4 vitesh punë intensive dhe mesazhet që kemi dhënë se ne dimë të punojmë dhe respektojmë njerëzit.

Do i japim Lezhës atë energji që Lezha nuk e ka menduar kurrë dhe në katër vitet që vijnë do bëjmë 5-fish më shumë punë pasi projektet i kemi gati dhe ky rezultat na frymëzon”, tha Ndreu.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme