PS në Gjirokastër 33% vota më shumë se PD-ASHM. Kumbaro: Na entuziazmon thellësia e fitores

Politikë | 1 vit më parë

Në qarkun e Gjirokastrës ka përfunduar numërimi i kutive të votimit për subjektet politike, ku Partia Socialiste ka kryesuar me një rezultat të thellë prej 24 mijë e 457 vota ose 62.23%, kundrejt Partisë Demokratike që ka marrë 11596 vota ose 29.51%.

Në një intervistë për RTSH nga KZAZ 81, ministrja Mirela Kumbaro komentoi rezultatin e arritur nga Partia Socialiste në këtë qark.

“Fitorja ishte e prishmë. Ajo që na entuziazmon më shumë është thellësia e fitores. Në 7 bashkitë e këtij qarku kemi një rritje që shkon nga 58-68 % nga një bashki në tjetrën. Vijon numërimi i votës së diasporës, ku pres të rrisë edhe më shumë rezultatin e fitores për PS-në në qarkun e Gjirokastrës. Nga 6400 vota të ardhura nga diaspora, në kutitë e para të numëruara kemi një raport 70-30 % në favor të PS-së, pra trendi flet vetë”, tha Kumbaro.

Sipas saj, ky rezultat është edhe fryt i punës së bërë ndër vite në këtë zonë,

“Rëndësi ka që shqiptarët jo vetëm na besuar, por na besuan përtej pritshmërive tona. Puna ka qenë më vokale nga sa jemi ne vetë në komunikimet tona elektorale”, tha ajo.

Ndërkohë, ka mbetur ende për t’u shpallur rezultati për kandidatët për deputetë në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor nr. 81, i cili pritet të përfundojë mbrëmjen e sotme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme