Pse Rama e përmendi “fshesën” greke? Kulluri: Shkoi në Athinë me socialistët e Fierit dhe Roskovecit

Politikë | 2 vite më parë

Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri deklaroi në emisionin “3D” të Alban Dudushit se Kryeministri Rama shkoi në takim në Athinë me socialistët e Fierit dhe Roskovecit.

 “Ky ja përmendi grekëve me socialistët e Fierit dhe Roskovecit. Që të jemi serioz  gjysma e sallës në sallë ishin nga e gjithë Shqipëria që kishin shkuar atje, jo vetëm nga Jugu por dhe nga Lezha.. Dhe sikur të ishin 5 mijë emigrantë, nuk janë as 1.7% të shqiptarëve të Athinës”.

Kulluri kritikoi fjalimin e kryeministrit Rama për sa i përket përmendjes së “Fshehës greke”, që sikurse u shpreh ai, “pse e përmendi fshesën greke? A e theu ‘fshesën greke’ tani me këtë që deklaroi, kryeministri Rama?

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme