Qarku Gjirokastër, PS kryeson në 6 bashki, Bashkë Fitojmë avantazh në Memaliaj

Politikë | 4 vite më parë

Kandidatët e Partisë Socialiste kryesojnë në Qarkun e Gjirokastrës në 6 bashki, kjo pasi në një prej tyre Bashkë Fitojmë ka mundur të marrë shumicën e votave.

Në Bashkinë e Gjirokastrës janë numëruar 20 Qendra Votimi nga 67 që janë në total, ku kandidati i PS Flamur Golemi ka marrë 3907 vota, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë Dorjan Lani, 1153 vota.

Në Bashkinë e Tepelenës, ka mbetur ende dhe një qendër votimi për t’u numëruar, teksa nga numërimi i 21 QV-ve, kandidati socialist Tërmet Peçi ka fituar bindshëm, duke marrë 3861 vota, duke lënë pas dy kundërshtarët e Bashkë Fitojmë dhe Partisë Demokratike.

Por në Bashkinë e Memaliajt, kandidati i Bashkë Fitojmë, Albert Malaj, ka kryesuar ndaj kandidatit të PS, Gjolek Guci, duke marrë 181 vota më shumë në 22 Qendra Votimi, nga 27 që janë në total.

Në Bashkinë e Këlcyrës, Klement Ndoni i PS ka marrë gati 2% më shumë vota se kandidati i Bashkë Fitojmë Arjan Kasaj, ndërsa në Bashkinë e Dropullit, kandidati i Partisë Socialiste ka siguruar 2729 vota, duke marrë kështu 64 % më shumë vota se kandidati i Bashkë Fitojmë, Thanas Maneka.

Në Bashkinë e Libohovës kanë mbetur edhe 2 qendra votimi për t’u numëruar, ndërsa ka përfunduar procesi në 7 QV, prej të cilave PS ka mundur të sigurojë 54.19 5 të votave. Edhe në Bashkinë e Përmetit, Partia Socialiste arriti të merrte 1871 vota më shumë se Bashkë Fitojmë, teksa janë ende për t’u numëruar edhe 7 qendra votimi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme