Qarku i Dibrës, PS fiton të katërta bashkitë, Balluku: Përbënin sfida të mëdha, të gjitha premtimet do të realizohen

Qarku i Dibrës, që përmbledh bashkitë Mat, Klos, Bulqizë dhe Peshkopi, është dominuar tërësisht nga socialistët në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Në një dalje publike, drejtuesja politike e qarkut Belinda Balluku, e shoqëruar nga të katër kryebashkiakët fitues, Rahim Spahiu (Dibër) Agron Malaj (Mat) Festime Mjeshtri (Bulqizë) dhe Valbona Kola (Klos), ka nënvizuar se të 4 bashkitë janë nga më të rëndësishmet në vend dhe përbënin sfida të mëdha.
“Prej kohësh ka pasur ndryshime kryetarësh bashkishë. Rahim Spahiu, që fitoi si kryebashkiak në Dibër, fitoi zemrën e dibranëve dhe bëri për vete qytetarët. Rahimi ka bërë punë që nuk janë bërë në 30 vite. Dibranët skeptikë i ka bërë për vete. Kemi dëgjuar, jemi munduar të kuptojmë hallet e qytetarëve. Ai i bëri njerëzit të ndihen të rëndësishëm dhe vendimarrës. Kemi arritur një numër rekord votash. Rahimi do të bëjë akoma më shumë. Dibra ka potenciale të mëdha.”- deklaroi Balluku.
Spahiu, nga ana e tij, ka falenderuar të gjithë dibranët për fjalën e tyre që e dhanë me votë.
“Të gjitha premtimet që kam bërë do t’i bëj realitet së bashku me kryeministrin Rama”- theksoi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




