Qarku Korçë/ Kryeson Partia Socialiste

Politikë | 4 vite më parë

Nga 8 kuti në total, deri më tani janë numëruar 7 Partia Socialiste ka arritur të marrë edhe Bashkinë e Pustecit. Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Pali Kolefski ka marrë rreth 64%, ndërsa kandidati i PD, Pandi Jani 36%.

Ndërkohë që në Bashkinë e Devollit janë numëruar 20 kuti nga 49, ku kandidati i PS Eduard Duro kryeson me 53.% të votave, ndërsa Elvis Hajdërlli i “Bashkë Fitojmë” me 46.6% të votave.

Në Bashkinë e Kolonjës janë numëruar 18 nga 28 kuti, dhe kandidati i Partisë Socialiste Erion Isaj kryeson me 63.63% të votave, ndërsa rivali i tij Ethem Lumani 36.37%.

Në Bashkinë e Pogradec janë numëruar 20 kuti nga 106 dhe kryeson kandidati socialist Ilir Xhagolli me 64% të votave, ndërsa rivali i tij Zini Tollozhina me vetëm 33.88%. Në garë është edhe një kandidat i forcës Lëvizja e Re, Rezart Laraku, i cili ka marrë 2.14%

Në Bashkinë e Maliqit kryeson kandidati socialist Gëzim Topçiu me 63.36% të votave kur janë numëruar 11 kuti nga 76. Kandidati Alfred Gega i “Bashkë Fitojmë”, merr 36.64% të votave.

Në Bashkinë e Korçës janë numëruar deri më tani 36 qendra votimi nga 158 gjithsej. Kryeson bindshëm kandidati socialist Sotiraq Filo me 63.83% të votave kundrejt 36.17% të kandidates së “Bashkë Fitojmë”, Ledina Alolli.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme