Qeveria miraton planin e menaxhimit të basenit ujor të Erzenit 2024-2029

Qeveria shqiptare ka vendosur që në zbatim të ligjit “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, të miratojë Planin e Menaxhimit të Basenit Ujor Erzen 2024-2029.
Plani i Menaxhimit të Basenit Ujor Erzen synon rregullimin e të gjitha çështjeve që lidhen me menaxhimin e burimeve ujore, si përdorimet e burimeve ujore, statusi i përgjithshëm ekologjik i trupave ujor, objektivat mjedisore lidhur me ujërat sipërfaqësor, nëntokësor, zonat ujore me rëndësi ekonomike, zonat e mbrojtura, zonat e përvijuara për përdorim e ujit të pijshëm apo edhe zonat e larjes dhe rekreative. Ai jep sugjerime për çështjet që lidhen me monitorimin e ujërave, si dhe rregullimin e çështjeve të lidhura me përdorimin e burimeve ujore me leje apo autorizim.
Lumi i Erzenit është një lumë në Shqipërinë e Mesme, i gjatë 108 km, dhe me prurje rreth 102 l/sek. Pellgu i lumit Erzen është 760 km2
Erzeni buron nga Mali me Gropa, në një lartësi ~ 1200 m mbi nivelin e detit, 25 km në lindje të Tiranë, pranë Shëngjergjit dhe derdhet në Gjirin e Lalëzit, në veri të Durrësit.
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




