Rama: Ka ardhur koha që të ndërtojmë një NATO të arsimit

Politikë | 2 vite më parë

“Ka ardhur koha që të ndërtojmë një NATO të arsimit”, ka qenë kjo deklarata e bërë nga Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të ministrave të Arsimit të Europës në Tiranë.

Rama u shpreh se deklarata e tij mund të merret si provokim, ndërsa shtoi se gjithnjë e më shumë po rritet mosdakordësia për institucione demokratike.

“Kjo që do të them nuk do të merret nga shumë vetë si asgjë tjetër veçse si provokim por unë mendoj se ka ardhur koha të ndërtojmë një NATO të arsimit. Na duhet një organizatë si NATO, por për arsimin.

Ajo që shohim gjithnjë e më shumë është që urrejtja dhe mosrënia dakord për institucionet demokratike po shtohet gjithnjë e më shumë në gjithë cepat e globit e bazohen në një sistem që e ushqen atë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen në këtë ministerial të Presidentit të këshillit të arsimit të lartë të Turqisë dhe ministrit të arsimit të Hungarisë.

Rama u shpreh se Turqia dhe Hungaria janë dy vendet të cilat kanë kontribuuar e po kontribuojnë në ndërtimin e sistemit arsimor cilësor në Shqipëri.

“Jam mirënjohës për gjithçka kanë bërë e po bëjnë këto dy vende bashkë me ne për të na ndihmuar për të ndërtuar sistemin tonë të arsimit si duhet.

Turqi dhe Hungari kanë qenë vende që kanë ardhur te ne më shpejt se BE. Ne me zor prisnim të kishim qasje në zonën europiane të arsimit të lartë.

Vendet tona të BP mund të jenë pjesë e këtij potenciali dhe mundësive që ofron zona evropiane e arsimit të lartë duke pasur mundësinë që ne të shfrytëzojmë dijen e madhe që ekziston në gjithë këtë zonë të sipërpërfolur”, u shpreh Rama, ndërsa theksoi se e ardhmja nuk mbrohet nga armët, por nga dija.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme