Rama: Kontratë kolektive pune për kompanitë që përfitojnë para nga buxheti i shtetit

Politikë | 4 vite më parë

Kompanitë që do të kërkojnë të marrin tendera apo përfitojnë nga buxheti i shtetit do u duhet të paraqesin edhe kontratën kolektive të punës.

Nga Durrësi, kryeministri Edi Rama tha se kjo bëhet pikërisht që të mos ketë abuzime të kompanive me punonjësit lidhur me pagat dhe kontributet e tyre shoqërore, në mënyrë që të pasqyrohen me realitetin e sektorit dhe të shmanget dhënia e parave nën dorë.

“Do të vendosim disa rregulla ku nuk do të lejmë futjen në proceset e tenderave publik të atyre kompanive që kanë nivele pagash që nuk i përgjigje realitetit të sektorit, nuk do u japim leje ndërtimi kompanive që nuk paraqisni bilancin e pagave konform me realitete, pra që bëjnë evazion dhe abuzim me pagat.

Do të fillojmë hap pas hapi të kërkojmë nga kompanitë që duan të kenë kontrata apo ë drejta të marra nga shteti që të kërkojmë kontratën kolektive të punës që janë të drejtat e punonjësve, shumica e kompanive nuk e  kanë. Ne nuk kemi sindikata dhe nuk është e drejta e qeverisë që të kërkojnë të tilla, por ne do të kërkojmë që kompanitë të përgatisin kontrata kolektive të punës që të garantojnë të drejtat e punonjësit”, tha Rama.

Mos deklarimi i plotë i rrogës, tha Rama, ndikon në kontributet shoqërore, që më pas do të ndikojnë edhe në pensionin e punonjësve në të ardhmen.

“Me dhënien e pagës në dorë po ju grabisin punonjësve pensionet. Të gjithë mendojnë se duhen rritur pensionet, por ndryshe nga pagat, pensionet rriten në varësi të kontributeve dhe nuk mund të rriten në mënyrë të vazhdueshme në rast se kur vjen puna te kontributet shoqërore, kompanitë bëjnë bisht”, tha Rama.

Gjatë takimit me një biznes në Durrës lidhur me informimin për rritjen e pagës minimale, Rama tha se një rëndësi të madhe ka kapitali njerëzor.

Për kryeministrin duhen paga të larta dhe kushte pune në mënyrë që të mos humbasë kjo force pune.

“Në duhet të kuptojmë së bashku që e ardhmja e vendit tonë varet nga kapitali njerëzor dhe forca e punës, nëse ne humbasim forca pune, gjithë të tjera bëhen shumë të vështira për t’u arritur. Për këtë ruajtur forcat e punës duhet që në radhë të parë t’i paguajmë mirë”, tha Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme