Rama më 26 maj në Milano, jep detaje nga takimi me diasporën shqiptare

Politikë | 2 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje nga takimi që do të zhvillojë me diasporën shqiptare në Itali.

Kreu i qeverisë ka bërë me dije se me 26 maj në orën 11:00 do të takohet me shqiptarët e Italisë në Pallatin e Sportit, Busto Arsizio.

“SË SHPEJTI 26 MAJ, ora 11:00, me shqiptarët e Italisë  në Milano. *Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA, Italy”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Kreu i qeverisë u takua më 12 maj me diasporën shqiptare në Athinë, ndërsa më 2 qershor në Londër dhe për ta mbyllur më 16 qershor në Duseldorf.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme