Rama me shqiptarët në Milano- Andoni: Ishte takim më i lehtë nga ai i Athinës, raportet tona që në kohën e arbëreshëve

Politikë | 2 vite më parë

Analisti Ben Andoni i ftuar në RTSH-24 u shpreh se takimi i kryeministrit Edi Rama sot në Milano ishte me i thjeshtë se sa ai i 9 Majit në Athinë.

“Ky ishte takimi më i lehtë i kryeministrit Rama në turrin e tij të takimeve me diasporën shqiptare.  Së pari për peshën e madhe që ka Italia për marrëdhëniet me Shqipërinë jo thjesht historike, ekonomike, por të shtresëzuara nga e shkuara që përfaqësojnë një rrafsh më të madh”, tha Andoni

Andoni tha se e priste këtë pritje dhe mesazhet e kryeministrit Rama sot ishin në kuadër të marrëdhënieve historike mes dy vendeve dhe identifikimit të shqiptarëve të Italisë.

“U kujdes që mos ti barazonte shumë me shqiptarët  e Greqisë me ata të Italisë, që gjatë fjalës së tij Rama tha që për shkak të nevojës sakrifica shkonte deri aty që i duhej të ndryshonin dhe emrat në shtetit fqinjë të Greqisë”.

Sakaq analisti Ben Andoni tha se Rama u kujdes të fliste për marrëdhëniet historike por nuk përmendi dhe kohët e errëta që kemi masur si dy vendeve tona.

“Në Italia shqiptarët janë përballur me një situatë tjetër kur serish z. Rama u mundua që ti shikonte me kujdes këtë qasje duke mos krijuar xhelozi mestë diasporës. Z. Rama sot e tregoi që me vite shqiptarët i hoqën dhe këto paragjykime që kanë pasur në Itali si pjesë e identifikimit të tyre”.

Andoni tha se ajo që ishte për të vlerësuar ishte dhe prania e flamujve të dy shteteve dhe interpretimi i dy himneve kombëtare.  

“Ajo që dua të vlerësojë është prania e flamujve shqiptarë por dhe atyre italian si dhe këndimi i himneve kombëtare të dy shteteve. Shqiptarët e Italisë janë integruar dhe ku kanë dhe bizneset e tyre dhe që përcaktohen me identitet të dyfishtë, shqiptaro-italian.  Prania e flamujve ishte nderim për shtetin Italian që iu ka dhënë këtë mundësi. Z. Rama u mundua që të afishonte deri në fund të fjalës së tij që kjo marrëdhënie shtrihet në kohë që kohë të Arbëreshëve”.

Sipas tij, ajo që mund të thuhet për fjalimin e Ramës ishte shmangia e pjesë së “errët” të marrëdhënieve tona mes dy vënëve.  Ndryshe nga fjalimi i tij në Greqi që i gërvishti problemet me shteti fshiq, them gërvishti sepse nuk e përcaktoj problemin “Çam” por vetëm problemin e pronave.

“Rama u tregua shumë i kujdesshëm për këtë marrëdhënie delikate sepse ne kemi luftuar kundër Italisë dhe ajo na ka pushtuar në 1939.  Rezistenca jonë anti-fashiste ka filluar në kohën e Italisë”.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme