Rama nxjerr pamjet nga kantieri: Porti i ri turistik në Durrës i jep fund ndotjes, do jetë vendpushim cilësor

Politikë | 3 vite më parë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i Portit të Ri Turistik në Durrës. Sipas kryeministrit Rama, nga këto punime po merr formë plazhi i ri i cili do mundësojë hapësira për vendpushim cilësor.

Ai shton se ndërtimi i Portit të Ri Turistik në Durrës do t’i japë fund edhe zonës së ndotur nga aktivitetet tregtare.

“Mirëmëngjesi dhe me kantierin e Portit të Ri Turistik në Durrës, ku po merr formë plazhi i ri që jo vetëm do të ofrojë një tjetër hapësirë jete si vendpushim cilësor, me njësitë e shërbimit, hotelet, apartamentet dhe aksesin 24/7 për turistët e huaj e për vizitorët nga Shqipëria, po edhe do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore në atë zonë të ndotur nga aktiviteti tregtar pa asnjë standard mjedisor prej shumë dekadash, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme