Rama për Arabnews: Shqipëria nuk është e interesuar të ketë asnjë lloj marrëdhënie thelbësore me Rusinë

Kryeministri shqiptar Ei Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk është e interesuar të keti asnjë lloj marrëdhënie thelbësore me Rusinë.
Deklaratën e tij zoti Rama e bëri gjatë një interviste të gjatë me Arabnews një gazetë e përditshme në gjuhën angleze e botuar në Arabinë Saudite.
Kazeta kujton se Shqipëria, një shtet komunist nga viti 1946 deri në vitin 1991, u nda nga Bashkimi Sovjetik në fund të viteve 1950 pas denoncimit që Nikita Hrushovit i bëri Stalinit, të cilin lideri shqiptar në atë kohë, Enver Hoxha, e konsideroi një largim nga parimet ideologjike të komunizmit.
Kryeministri Rama ka vlerësuar se marrëdhëniet strategjike me Rusinë nuk i shërbenin interesave të Ballkanit asokohe dhe nuk i shërbejnë sot, siç tregohet nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
“Rusia e zbuloi plotësisht veten duke sulmuar brutalisht Ukrainën në dekadën e tretë të shekullit XXI, në pragun e BE-së, duke investuar në një luftë, duke vrarë njerëz dhe duke e zbuluar veten në një mënyrë vërtet tronditëse. Është një pamje krejtësisht imperialiste e botës. Ajo që Rusia dëshiron në rajon është e lehtë për t’u kuptuar dhe ne nuk jemi të interesuar të kemi asnjë lloj marrëdhënie thelbësore me Rusinë për shkak të historisë sonë, për mirë apo për keq. Sigurisht që nuk është e njëjta Rusi tani. Por nuk është shumë ndryshe dhe kështu nuk na intereson. Ata e kuptuan gjithashtu, me kalimin e kohës, se Shqipëria nuk është një fushë ku të mbillet fara e ndarjes me Evropën, me Perëndimin”, shtoi Rama.
”Në kundështim me pikpamjet ruse, Shqipëria i dha përparësi lidhjeve me vendet perëndimore. Ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj komunitetit euroatlantik, sepse historia na ka dhënë disa mësime shumë të rëndësishme”, përfundoi kryeministri shqiptar Edi Rama.
( Marrë me shkurtime nga ATSH )
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




