Rama: Po bëjmë revolucion teknologjik, përshpejton integrimin në BE

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech” ka deklaruar se vendi po hedh hapat e parë të një faze të re të revolucionit teknologjik.
Sipas tij, në shumë aspekte rruga tradicionale do të ishte shumë herë më e vështirë dhe më e gjatë për të arritur objektivat.
Për këtë arsye sipas tij, teknologjia po krijon mundësi në përshpjetimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Rama vuri në dukje aktualisht procesi i integrimit në Bashkimin Evropian po përdoret një instrument i ri të “papërdorur nga asnjë shtet më parë, që është një model i ndërtuar prej nesh enkas i inteligjencës artificiale”
“Faktikisht pse kemi vendosur një bazë të tillë jemi në kushtet kur po hedhim hapat e parë të një faze të re të revolucionit teknologjik. Në shumë aspekte rruga tradicionale do të ishte shumë herë më e vështirë dhe më e gjatë për të arritur objektivat për të cilat, pastaj ne ballafaqohemi me ëndrrën tonë të madhe të Bashkimit Europian, kjo rrugë na jep shumë më tepër optimizëm dhe arsye objektive se ku anëtarësimi do të ndodhë shumë shpejt. Sepse ne do të jemi gati.
Sot aktualisht po bëjmë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian në fazën e negociatave falë edhe një instrumenti të ri të papërdorur nga asnjë shtet më parë, që është një model i ndërtuar prej nesh enkas i inteligjencës artificiale. Na jep mundësin të realizojmë shumë më shpejt procesin e transferimit të trupit legjislativ të BE, të realizojmë përkthimin në kohë rekord dhe të kemi analiza të teksteve”, u shpreh Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




