Rama pusullë Mitsotakis: Miku im të jetojmë në harmoni, të hapin faqe të re për vendet tona

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh kryeministrit grek Mitsotakis, të cilin duke e konsideruar si mikun e tij, i lutet që mes dy vendeve tashmë të hapet një faqe e re e bashkëpunimit dhe jetesës në harmoni.
Rama e mbylli fjalën e tij me diasporën shqiptare nga Athina, me një poezi drejtuar Mitsotakis për një bashkëpunim dhe prosperitete më të madh mes dy vendeve.
“Shqipëria e djeshme nuk ju mbante dot por Shqipëria e sotme po bëhet gati edhe për këdo nga ju që dëshiron të kthehet.
Nuk iki dot sot pa ju thënë dhe dy fjalë: gabime mund të kem bërë plotë në këto 10 vjet dhe ju kërkoj ndjesë por kurrë në asnjë rast nuk i kam tradhtuar ata që më kanë besuar qoftë dhe një herë me votën e tyre këtë nder të jashtëzakonshëm.
Nuk ka nder më të madh që mund ti bëhet një njeriu në jetë se sa të udhëheq vendin e tij prandaj nuk ka forcë materiale në këtë botë se sa fuqi politike, ekonomike, financiare, individ apo shtet që mos o zot me josh apo më detyron dot mua të përkulem për të përfituar për veten mbas shpinës tuaj.
Për të cenuar interesat publike dhe private të shqiptarëve që unë nuk i njoh por e di shumë mirë që ata më njohin mua apo për të përkulur majat e paprekshme të interesave kombëtare të Shqipërisë. Fal jush kjo ishte vizita ime më e bukur në Athine dhe nuk besoj se do kem një më të bukur se kjo.
Përpara se të largohem dhe në pamundësi që ta takoj dëshiroj që në emrin tuaj ti lë një pusullë mikut tim, të zgjedhur nga populli i këtij vendi për të udhëhequr Greqinë, kryeministrit Mitsotakis.
Në vitin 1886 poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, shkruajti në greqisht vjershën e tij “Dëshira e Vërtetë e Shqiptarëve”:
“Duam me të gjithë fqinjët, Sllavë dhe Grekë të jetojmë në harmoni,
Në vëllazërim, me rend dhe paqe, të jetojmë.
Le të mos bëhemi armiq e le të mos zihemi,
Mjaftojnë vuajtjet e shumta dhe tiranitë që kemi kaluar.
Është koha e mirëqenies, është koha e lirisë”.
Shumë të fala, nga unë dhe shqiptarët e Greqisë.
Rroftë Shqipëria, zito i Elladha, rroftë Europa demokratike!
Zoti i bekoftë shqiptarët dhe vëllezërit e tyre grekë dhe haptë një faqe të re vëllazërie, rendi e paqeje mes Shqipërisë dhe Greqisë”, mbylli fjalën Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




