Rama : Sistem i ri i pagave për mjekët!

Sociale | 5 vite më parë

Autonomia spitalore do të sjelli edhe aplikimin e një sisstemi të ri pagash. Gjatë përurimit të godinës së pediatrisë kryeministri Edi Rama tha se kush punon më shumë do të paguhet më shumë. Mjekët do të kenë një pagë bazë për të gjithë. Por niveli i saj do të ndryshojë në bazë të performancës dhe këtë e vendos stafi drejtues i spitalit.
“Është shumë e rëndësishme që ne tu japim mjekëve dhe infermierëve mundësinë që të paguhen më shumë jo vetëm duke rritur ne nga ana jonë pagën bazë, por edhe duke i dhënë sistemit mundësinë që të bëjë diferencime” tha zoti Rama. “Për të mos krijuar asnjë keqkuptim, paga bazë nuk bie më poshtë, ndërkohë që më lart ngjiten ata të cilët i japin më shumë sistemit për shkak të aftësisë së tyre dhe këtë e bën automatikisht edhe vlerësimi i vetë opinionit që krijohet nga puna, tek pacientët, tek familjarët dhe në tërësi”. 
Spitali i ri pediatrik që u hap sot në QSUT do të ofrojë kushte me standarte europiane, duke përfshirë tre shërbime: Urgjencën, Reanimacionin dhe Kirurgjinë infantile.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme