Rama takime me furnitorë: Transparencë më të madhe për çmimet e produkteve

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të supermarketeve dhe furnitorëve kryesorë në vend, në kuadër të nismës për rritjen e transparencës mbi çmimet e produkteve.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te përpjekjet për të rritur transparencën në treg dhe te bashkëpunimi mes qeverisë dhe rrjeteve të supermarketeve.
“Ne nuk jemi të parët që bëjmë përpjekje në këtë drejtim dhe eksperiencat që kemi analizuar tregojnë që supermarketet kanë gjetur një gjuhë të përbashkët me qeveritë përkates2ë në situata të caktuara dhe për produkte të caktuara. Unë besoj që ju jeni të vetëdijshëm që po fitoni më shumë se sa që mban zakoni i mirë në një bashkësi si e jona që nuk është as Kina as Amerika dhe ku kapitalizmi agresiv ka filluar të bëhet shqetësues për të gjithë. Dua t’ju them që duhet të angazhohemi konkretisht qe të konfirmoni rrjetin tuaj të shitjes për të marrë pjesë në një fazë të parë pilot dhe të nis transmetim imi i të dhënëve”, u shpreh Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




