Rama: Turizëm të përbashkët me Malin e Zi, lundrim të përbashkët në lumin Buna

Kryeministri Edi Rama ka folur me gazetarët pas samitit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian i mbajtur në Malin e Zi. Ai ka theksuar se Shqipëria së bashku me Malin e Zi do të bëjnë të mundur lundrimin e përbashkët në lumin Buna.
Gjithashtu, sipas Ramës, do të bëhet e mundur për zhvillimin turistik në të dyja anët e Bunës.
“Kemi folur për liqenin sepse nga ana malazeze është përfunduar pjesa deri në Zogaj. Nga Shqipëria kërkohet që të realizohet edhe pjesa tjetër që të çohet deri aty, e gjitha rruga perëndimore e liqenit.
Kemi folur edhe për një operim të përbashkët të lundrim në liqen.
Kemi folur edhe për zhvillimin turistik për të dyja e Bunës ku do të angazhohen agjencitë të investimeve së bashku me agjencitë e planifikimit urban”, është shprehur kryeministri Edi Rama në një konferencë për gazetarët nga Kotori në Mal të Zi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




