Raphinha nuk ka asnjë dyshim për “Topin e Artë”: Yamal më i miri nga të gjithë, e meriton!

Barcelona që i sheh të gjithë nga lart në renditjen e La Liga-s nuk është diçka e re, por fakti që deri tani ka shkëlqyer me golat e Raphinha-s befason disi, duke ditur që në skuadër është Lamine Yamal. Me 12 gola në 7 ndeshje, braziliani është golashënuesi më i mirë i kampionatit, por ndryshe nga talenti spanjoll, në listën e “Topit të Artë” ai mungon.
“Lamine Yamal për mua është kandidati numër 1 për të fituar trofeun. Lamine është magjik në fushë, karizmatik dhe ka personalitet. Përveç golave, asisteve dhe trofeve, sigurisht. Është një lojtar spektakolar, e ka treguar te Barcelona dhe në kombëtare.
Janë dy skuadra, ku ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm. Për mua nuk ka dyshime se kush duhet ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit. Lamine ka trofetë, titullin në La Liga me Barcelonën, Botërorin me Spanjën. Ka një kualitet të jashtëzakonshëm”, – ka theksuar Raphinha në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.
Ai ka bërë një koment edhe për trajnerin e Brazilit, Carlo Ancelotti: “Më ka befasuar shumë. E kisha takuar si rival në Spanjë dhe më kishte lënë një shije të mirë, më dukej një njeri i respektuar. Kur fillova të punoj me të në kombëtare dhe jemi njohur më shumë, zbulova një tip të jashtëzakonshëm. Një surprizë e mrekullueshme”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




