Raporti i DASH për terrorizmin, ministri i Brendshëm: Vlerësim dhe inkurajim në luftën e përbashkët

Ministri Brendshëm, Bledi Çuçi, ka vlerësuar raportin e DASH në lidhje me terrorizmin në vendin tonë, ku thotë se është inkurajuar në luftën e përbashkët. Si ministër i Brendshëm, shkruan Çuçi në një postim në Twitter, do të vijojë që të mbështesë më tej sigurinë kufitare, proceset e verifikimit, shkëmbimit të informacionit mbi hyrje daljet si dhe dëbimin e kujtdo që paraqet kërcënim për Shqipërinë.
‘Raporti i DASH për terrorizmin, vlerësim & inkurajim në luftën e përbashkët. Ministria e Brendshme & Policia Shtetit mbeten të përkushtuar/angazhuar maksimalisht kundër terroristëve të njohur/dyshuar & akteve të tyre, përfshi financimin. Si MB do të vijoj të mbështes forcimin më tej të sigurisë kufitare, proceseve të verifikimit/shkëmbimit të info mbi hyrjet në kufijtë e vendit, riatdhesimin e grave/të miturve nga Siria & shpalljen të padëshiruar & dëbimin e kujtdo që paraqet kërcënim për Shqipërinë! Faleminderit agjencive amerikane për mbështetjen, besimin & bashkëpunimin në luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.’- shkruan Çuçi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



