Reali kthehet në garë: mund Valencian dhe largon Barçën

Spanjë | 6 vite më parë

Real Madrid arrin suksesin e tretë radhazi në La Liga dhe tani është i dyti  me 49 pikë, +3 ndaj Barcelonës (që ka një ndeshje më pak). Pas dy mundësive të mira që nuk u shfrytëzuan nga Casemiro dhe Asencio, blancos thyejnë ngërçin në minutën e 13-të: Benzema merr një top nga Kroos dhe e dërgon atje ku Domenech nuk mund të bëjë asgjë.

Një problem serioz fizik e detyroi Carvajal të zëvendësohej nga Lucas Vazquez. Sidoqoftë, Reali vazhdon në sundimin e tij, ndërtoi disa mundësi me Modric e Benzema dhe arriti të gjente dyfishimin në minutën e 43: Vazquez punon një top të bukur në të djathtë dhe në mes të zonës kundërshtare gjen Kroos, i cili shënon golin e 2-0 me një goditje të saktë të djathtë.

 Courtois i ndot dorezat për herë të parë në ndeshje në gjuajtjen nga distanca të Maxi Gomez. Var anulon golin e bukur të Mendy për pozicion jashtë loje në minutën e 62-të, por të besuarit e Zidane mbeten plotësisht në kontroll të ndeshjes dhe I afrohen golit të tretë në fund  me Modric dhe Benzema.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme