Reali zgjon Gironan dhe vendoset para Barçës

Spanjë | 3 vite më parë

Sfida për kreun e tabelës rikthen Real Madridin e Ancelottit në vend të parë, duke mundur surprizën Girona me rezultatin 3-0. Në fillim, katalanasit iu afruan avantazhit me goditjen me kokë të Tsygankov, që u ndal nga shtylla. Skuadra madrilene thyen ngërçin në minutën e 17-të, kur Jude Bellingham shpik një pasim të mrekullueshëm për Joselu, i cili nuk gabon në gjuajtje, 1-0. Katër minuta dhe i dyti vjen nga Tchouameni, i cili godet me kokë nga këndodrja e ekzekutuar nga Kroos dhe mposht Gazzaniga. Dovbyk dhe Lopez janë afër shënimit, por pjesa e parë përfundon 0-2.

Pjesa e dytë nuk e ndryshon inercinë e ndeshjes, e cila i sheh Blancos të thellojnë rezultatin më tej 20′ nga fundi me Bellingham, i cili merr pasimin nga Joselu dhe finalizon me një goditje të bukur, që mbyll efektivisht sfidën. Nacho Fernandez u ndëshkua me karton të kuq në shtesë. Kjo fitore e çon në 21 pikë Realin, i cili kthehet në krye të Ligës, +1 nga Barcelona dhe +2 nga Girona.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme