Reformimi i traktateve të BE-së, propozohet shmangie e vetos mes vendeve fqinje, garanci të reja kundër shkeljes së vlerave evropiane

Komisioni Evropian ka paraqitur një paketë masash për përgatitjen e Bashkimit Evropian ndaj valëve të ardhshme të zgjerimit. Fokus kryesor i këtij propozimi është garantimi i respektimit të parimeve themelore nga vendet që synojnë anëtarësimin.
“Traktatet e ardhshme të pranimit në BE duhet të përfshijnë një ‘garanci specifike institucionale’ për të adresuar ‘shkeljet serioze’ të vlerave themelore të BE-së dhe parimin e bashkëpunimit të sinqertë nga një shtet anëtar i ri,”, theksohet në propozimet e publikuara nga Komisioni Evropian.
Sanksionet e mundshme dhe pezullimi i të drejtës së votës
Për të parandaluar devijimet nga standardet demokratike pas anëtarësimit, paketa e re parashikon masa ndëshkuese administrative dhe politike në rastet kur vërehen shkelje të rënda të rregullave komunitare.
“Në rastet më serioze, masat mund të përfshijnë pezullimin e të drejtës së votës në Këshill,”, bëhet e ditur në dokumentet e reja politike.
Ndalimi i bllokimit të zgjerimeve të mëtejshme për mosmarrëveshje dypalëshe
Një tjetër element kyç i propozuar nga ekzekutivi i BE-së lidhet me shmangien e vetove politike mes vendeve fqinje, duke kërkuar zotim paraprak nga anëtarët e rinj për të mos penguar procesin e integrimit të shteteve të tjera.
“Ndër dispozitat e reja është mundësia, ‘për një periudhë të kufizuar’, që një shtet anëtar i ri të angazhohet ‘të mos pengojë zgjerimet e ardhshme për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe’,”, sqarojnë burimet zyrtare mbi mekanizmat e rinj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




