Republikanët rimarrin nën kontroll Senatin amerikan pas katër vitesh

Ndërsa pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, votuesit amerikanë ia dorëzuan të martën Senatin republikanëve.
Senati është dhoma e lartë legjislative në Shtetet e Bashkuara, për dallim nga Dhoma e Përfaqësuesve, ku sërish republikanët e kanë ngushtuar diferencën. Të dyja dhomat kanë 435 vende për të zgjedhur.
Votat në shtetet e Uest-Virxhinias dhe në Ohajo ndikuan në fitoren e republikanëve. Projeksionet aktualisht janë që republikanët do të kenë 51 senatorë dhe rivalët demokratë 49.
Dy vite më parë partia e djathtë nuk arriti të marrë shumicën, ndërsa në 2020-ën e humbi Senatin pas disfatës në shtetin e Xhorxhës. Senatorët që mundën të lëvizin trajektoren ishin Sherrod Braun i Ohajos dhe Xhim Xhastis i Uest-Virxhinias.
Raportohet se kandidatët republikanë u avantazhuan përgjithësisht nga situata ekonomike dhe votuesit mbajtën qëndrim për nivelin e lartë të inflacion në vend.
Republikanët kanë paralajmëruar paraprakisht zëvendëspresidenten Kamala Harris se nëse do të fitonte Shtëpinë e Bardhë, ata do t’ia vështirësojnë rrugën për miratimin e ligjeve apo politikave të veçanta të demokratëve. Ndërkohë të djathtët janë zotuar të punojnë ngushtë me ish-presidentin Donald Tramp nëse ai rivjen në pushtet. /Reuters
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





