Rezoluta antikorrupsion, Gjonaj: Reforma në drejtësi nuk do të cënohet!

Projekt rezoluta antikorrupsion e votuar nga mazhoranca në parlament është kthyer në objekt debati mes palëve politike në vend. E ftuar në studion e RTSH 24 deputetja e Partisë Socilaiste, ish ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, ka hedhur poshtë akuzat e opozitës se Partia Socialiste po synon të pengojë Reformën në Drejtësi me këtë rezolutë.
Zonja Gjonaj tha se mazhoranca nuk ka asnjë qëllim që të kufizohet apo të ndryshohet reforma në drejtësi dhe sipas saj një nga pikat kryesore është pakthyeshmëria e kësaj reforme.
“Kjo është një rezolutë në përgjigje të asaj çfarë kërkojnë shqiptarët, të shikojnë vendin e tyre në familjen e madhe europiane” tha zonja Gjonaj. Sipas saj me këtë rezolutë nuk synohet të cenohet Reforma në Drejtësi. “Përkundrazi ne synojmë të garantojmë ato parime dhe shtylla që janë vendosur një herë e mirë” tha ajo.
Gjatë intervistës deputetja e partisë Socialiste tha se nuk do të ketë mbivendosje me komisionet e përhershme që ka Kuvendi.
Ditën e hënë mazhoranca miratoi me 76 vota pro Projektrezolutën e thellimit të reforma për sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin ndërsa deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim.
Gazetar Hajri Mahmutaj
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




