Rezoluta e PS, Bardhi: Qëndrimi i PD-së do të bëhet publik kur draft- rezoluta të vijë në Kuvend

Politikë | 3 vite më parë

Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD-së komentoi të mërkurën  rezolutën e paraqitur nga shumica parlamentare në Kuvend, lidhur me integrimin e vendit në BE deri në vitin 2030.

Sipas Bardhit, qëndrimi i PD-së do të bëhet publik kur draft- rezoluta të vijë në Kuvend.

Bardhi, gjatë një komunikimi me gazetarët, lidhur me propozimin e Partisë Socialiste për draft- rezolutën në parim u shpreh se “PD është pro çdo nisme për interesin strategjik që ka të bëjë me integrimin e Shqipërisë në BE”. 

“Në momentin që do të jetë pjesë e agjendës së parlamentit, pa diskutim që do ketë një qëndrim. Ne nuk kemi bërë kurrë politikë me të ardhmen evropiane të qytetarëve shqiptarë. Do japim kontributin tonë, që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Por ne nuk e dimë se çfarë është ky komision i posaçëm, ndaj nuk mund të përgjigjem për një gjë që nuk është në procedura parlamentare. Duhet të shikojmë objektin e këtij komisioni, ndaj nuk mund të hamendësoj se çfarë do jetë detyra e këtij komisioni.”- tha Bardhi– duke shtuar se “me Edi Ramën dhe me qeverinë e tij, ky proces vetëm sa pengohet dhe vetëm sa zgjatet”.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme