Rikthehet Basha, sot pasdite takim me të rinjtë

Duket se nuk ka më dilema. Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha nis sot (24 maj) pasdite rikthimin në politikë.
Ai do të zhvillojë të mërkurën pasdite në orën 17:00 një takim me të rinj në një nga hotelet e kryeqytetit.
Kjo lëvizje e paralajmëruar vjen pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit, dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt si kreu i Komanduar i PD-së zyrtare dhe Kryetar i Grupit Parlamentar.
Alibeaj në krye të grupit e pasoi Gazmend Bardhi, ndërsa PD-ja e vulës do të bëhet gati për procesin e zgjedhjes së kryetarit, të cilin duket se Basha e synon pas më shumë se 1 viti e ca heshtje që kur dha dorëheqjen.
Njerëz pranë tij tregojnë se nga Tirana, takimet e Bashës pritet të shtrihen në qytete të tjera të vendit.
Ndërkohë edhe nënkryetari i Parisë Demokratike, Enkelejd ALibeaj në një prononcim për media la të hapur mundësinë e rikthimit të Lulzim Bashës në politikë. Alibeaj u shpreh se çdokush ka të drejtë të kandidojë për kryetar për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, ndërsa shtoi se procesi vendoset nga anëtarësia me votim të rregullt dhe të drejtë.
“Sot është e rëndësishme të ketë një PD që nuk varet nga emrat, janë rregullat, standardet, rregullat e zgjedhjes. Përgjigja më e pastër është kjo, një parti që të mos jetë në varësi të emrave individualë, shkrifërimi i partisë, anëtarësi kjo është e rëndësishme.
Çdo kush ka të drejtë të kandidojë.
Anëtarësia e vendos me votim të rregullt dhe të drejtë”, tha ai.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




