Rikthimi i koalicioneve parazgjedhore, deputetja Çupi: PS ka penguar rotacionin politik

Politikë | 2 vite më parë

Reforma Zgjedhore dhe rikthimi i marrëveshjes politike të 5 Qershorit 2020 për koalicionet parazgjedhore janë prioritet për deputetët opozitar në Grupin e Dialogut të ngritur në Kuvend.

Kështu u shpreh anëtarja e opozitës në këtë grup, Dhurata Çupi Tyli në emisionin “Ekspres”  në RTSH.

Deputetja demokrate Dhurata Çupi tha se, tryeza e dialogut politik është një institucion jo zyrtar por I ngritur me dakordësinë e dy forcave politike, mazhorancë dhe poezitë.

“Pas qëndresës gjashtë mujore të opozitës dy forcat opozitare vendosën ngritjen e këtij Grupi Dialogu për sa i takon paketave të ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar. Grupi Dialogut është me përfaqësues të anëtarëve të Komisionit të Ligjeve, përbëhet me numër të njëjtë të anëtarëve nga të dy krahët politik dhe ka të drejtën e vetos çdo anëtar i komisionit. “Në fillimi të mbledhjes së këtij grupi u vendosë dhe piketat që me çfarë ne duhet të merremi dhe më pas kemi bërë një agjendë punimesh.  Ne kemi administruar një paketë ligjesh që kërkojnë konsensus politik  jo vetëm për sa i takon numrit të votave por dhe konsensus politik ndërmjet palëve në kuadër të agjendës evropianë të Shqipërisë ” sqaron ajo.

Në prioritetin e opozitës, sipas deputetes Çupi, është reformën zgjedhore dhe në kërkojmë konsensus politik për këtë çështje, që sipas saj, duhet ti hapi rrugë rrotacionit politik.

“Opozita ka prioritet dhe e ka ngritur në mënyrë të vazhdueshme çështjen e Reformës Zgjedhore. Partia Socialiste nuk pranonte të ishte pranishme në këtë mbledhje sepse refuzonte të pranonte marrëveshjen politike të 5 Qershorit ku të gjitha palët kishin rënë dakord, për sa i përket koalicioneve parazgjedhor, votës së diasporës si dhe respektimi standardeve të OSBE-ODHIR”.

Ne gjykojmë se PS-ja ka penguar rotacionin politik, deklaroi deputetja Çupi, që sipas saj ka hequr koalicionet parazgjedhore, gjë që prej kësaj mundësia të dhënë nga PD-ja që ishte në pushtet, PS fitoi zgjedhjet.

“Në një vend politik është shumë i rëndësishëm rrotacioni politik dhe nuk mundet të merren zgjedhjet në tavolinë.  Pas vitit 2013 qeveria Rama po drejton Shqipërinë të udhëhequr nga forca e kartonëve dhe zgjedhjet i ka marr të gjitha në tavolinë.  Nëse nuk ka konsensus në këtë dialog politik është e kot që ne të mblidhemi sepse PS-ja po e pamundëson gjetjen e konsensusit”.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme