Rindërtimi në Shijak, deri në qershor eleminohen të gjitha gjurmët e tërmetit

Deri në muajin qershor të këtij viti qyteti i Shijakut pritet të eleminojë tërësisht pasojat e tërmetit.
Deri tani, 802 banesa individuale, 4 shkolla dhe 1 kopsht, dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës kanë përfunduar dhe u janë dorëzuar qytetarëve, ndërsa brenda prillit pritet të përfundojnë dhe 31 pallate, të cilat po financohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Përfitues të banesave në këto pallate janë 660 familje, të cilat ndërkohë vijojë të trajtohen me bonusin e qirasë.
Kryetar i bashkisë Shijak Elton Arbana thotë se banesat e reja kanë hapësira më të mëdha, janë më të forta, më të sigurta e ku janë zbatuar standartet antisizmike për zonën.
Ndarja e tyre do të bëhet me short.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




