Rinis Kategoria e parë… Sot, Besa – Lushnja në RTSH Sport

Evente Sportive | 6 vite më parë

Kategoria e parë fillon sot ndeshjet e para të vitit 2021. Pas një ndalese relativisht të gjatë edhe për shkak të kushteve atmosferike, tashmë duket çdo gjë gati… Sfida që hap javën e 8-të është njëkohësisht edhe një nga më interesantet. Në orën 13.30 në Kompleksin Internacional në Pezë Helmës përballen Besa me Lushnjën.

Të dyja ekipet që janë pjesë e Grupit B nuk duan të gabojnë në nisje të vitit, për më tepër që pozitat në klasifikim i kanë thuajse të njëjta (Besa ka 13 pikë, kurse Lushnja 12). Ndonëse kampionati është i gjatë, sot barazimi do të gëzonte Egnatian e Maganit që kryeson këtë grup me 15 pikë dhe përballet të shtunën me ekipin më të dobët, Elbasanin. Prandaj dueli Besa – Lushnja pritet me shumë interes dhe gjithë sportdashësit shqiptarë kanë mundësinë ta ndjekin në RTSH Sport në orën 13.30.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme