Rishfaqja e fruthit në Shqipëri ka rritur kërkesat për vaksinim

Sociale | 3 vite më parë

Kishin refuzuar t’u bënin fëmijëvë vaksinën MMR, por rishfaqja e sëmundjes kërcënuese të fruthit bëri që të ketë një lëvizje në këtë drejtim. 
Në të gjithë vendi është referuar shtim i vaksinimeve tek fëmijët që duhet ta kishin kryer më kohë këtë vaksinë. 

Kështu po ndodh edhe në Berat. Eva Picinane drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore nr. 2 në Berat thotë se kërkesat janë shtuar.

Sipas saj për këtë ndryshim pozitiv po ndikojnë edhe institucionet që frekuentojnë këta fëmijë të pavaksinuar. 

Pavarësisht deklaratës së prindërve se nuk dëshirojnë ta vaksinojnë fëmijën, ligji është i qartë, ata nuk pranohen as në çerdhe, as në kopshte e as në shkolla.

Në Berat deri më tani nuk është konfirmuar asnjë rast me fruth. 

Gazetare Nermin Saphiu 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme