Roland Bejko u kërkon votën banorëve të Saukut: Do shtroj rrugët, heq taksën e infrastrukturës shkollore

Politikë | 4 vite më parë

Kandidati i PD-së për kryetar bashkie në Tiranë, Roland Bejko ishte në Sauk për të kërkuar votën në zgjedhjet e 14 majit.

Me banorët e rrugës “Dhimo Dhima” ai denoncoi kryetarin aktual të bashkisë se ka lënë pas dore periferinë e kryeqytetit.

“Nuk i thua dot Tiranës kësaj periferie këtu. Të duket sikur je në fshat, madje edhe në fshat rrugët janë më të mira. Kur ke një buxhet 190 milionë euro, donacione dhe ke mundësi dhe t’i lësh këto lagje në këtë gjëndje është kriminale.”

Ai premtoi ndërhyrje në çdo cep të Tiranës dhe zbutjen e polarizimit që ndodhet aktualisht në kryeqytet, ku vetëm  një pakicë është shumë e pasur dhe tjetra është e varfër dhe e paintegruar.

“Qëllimi jonë me fitimin e bashkisë së Tiranës është që të jetë qytet unik. Mos të jetë qytet vetëm brënda Unazës së vogël.  Ju jeni 5 km larg qytetit dhe jetoni sikur të jetoni në periferinë e në periferinë e Shqipërisë.”

Bejko premtoi heqjen e taksës së shkollës, reduktimin me 50% të taksave dhe luftën e informalitetit.

“Do heqim taksën e infrastrukturës shkollore do shkurtojmë taksat në 50% dhe të zgjerojmë bazën e tatim paguesve dhe të luftojmë informalitetin. Do të thotë që të shtohen në arkën e bashkisë 45 mln euro që do të kthehen për investime publike, rrugë kanalizime mirëmbajtje e ndriçim. Por këta nuk e kanë mendjen aty e kanë mendjen të japin leje ndërtimi e të ndërtojnë kulla e blloqe pallatesh,“ tha Bejko.

Bejko  e mbylli takimin me banorët duke i premtuar se brenda 4 vjeçarit do të ndihet ndryshimi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme