Rrëzohet dekreti i Metës për Policinë, mazhoranca: Presidenti bazohet në teori konspirative

Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar sot dekretin e presidentit Ilir Meta për kthimin në Kuvend të ligjit “Për Policinë e Shtetit”. Sipas mazhorancës, argumentimet e Kreut të Shtetit nuk qëndrojnë.
Deputetja e PS, Antonenta Dhima ka dhënë argumentet e saj kundër këtij dekreti, duke thënë se presidenti ka ecur me teori subjektive dhe konspirative.
“Është e qartë që jemi në harmoni të plotë me detyrat e shtetit në kohë zgjedhjesh, në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor.
Nuk ka prapaskena të prezumuara. Në komentet e tij Presidenti ka ecur me teori subjektive dhe konspirative”, u shpreh deputetja Dhima.
Ndërkohë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se ligji është sjellë sepse ia detyron kodi i procedures. Ndërkohë ai tha se praktika të tilla ka në shumë vende të BE.
“Një drejtor i policisë në një land të Gjermanisë ka autorizim të futet në ambient privat dhe të vendosë një përgjues. Ne këtu nuk e kemi.
Policia shqiptare ka sot më pak atribute në krahasim me vendet e tjera të BE”, tha ministri.
Ndërkohë deputeti i opozitës në parlament, Myslim Murrizi deklaroi se do të votojë pro dekretit të presidentit dhe kundër ligjit, pasi sipas tij ky ligj bie ndesh me kushtetutën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




