Rriten çmimet e biletave të autobusëve edhe në Korçë, qytetarët të shqetësuar

Sociale | 5 vite më parë

Rritja e çmimit të naftës është reflektuar edhe me rritje të menjëhershme të çmimit të biletave të autobusëve të linjave urbane brenda qytetit të Korçës dhe linjave interurbane drejt qyteteve të tjera.

Çmimi i biletës për të udhëtuar nga Korça për në Tiranë dhe drejt qyteteve të tjera si Durrësi, Vlora, Fierit, etj është rritur ditët e fundit me 100 lekë  ndërsa drejt qyteteve Bilisht, Pogradec dhe Ersekë është rritur me 50 lekë. Linjat e udhëtimit drejt fshatrave, e kanë rritur çmimin e biletës me 20 lekë.

Nga ana tjetër, shoferët e mjeteve thonë se kjo rritje ishte e pashmangshme, pasi me shtrenjtimin e karburanteve, nuk arrijnë të mbulojnë kostot e udhëtimit ndaj ndjehen të detyruar të rrisin çmimin  e biletës.

Rritje çmimi ka pësuar dhe shërbimi taksi në qytet, ku nga 200 lekë që ka qenë para disa ditësh, tashmë ka shkuar në 250 lekë.

Shoqata e Transportit Publik në Shqipëri lajmëroi se gjithë biletat e udhëtimit do të rriteshin, ndërkohë kërkoi ndihmë nga Qeveria Shqiptare për lehtësira ekonomike.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme