Rriten çmimet e shportës, Tregtarët: Pësojnë rritje me 30-50 lekë për çdo produkt

Prej disa ditësh edhe tregjet e vendit janë duke u përballur me rritjen e çmimeve të shportës.
Ky fakt i ka shqetësuar qytetarët të cilët kanë braktisur edhe tregjet në vend. Tregtarët shprehen ka një rritje me 30-50 lekë për çdo produkt.
Ndërkohë edhe tregtarët shprehen se prej disa ditësh ka një rritje të çmimeve për çdo produkt të shportës. Ata theksojnë se kjo rritje ka ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë dhe rritja e çmimit të naftës.
Qytetarët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të vëzhgojnë abuzimet që bëjnë tregtarët me rritjen e çmimeve.
Rritja e çmimeve ka shkaktuar zemërim tek qytetarët shqiptarë pasi gjatë një vëzhgimi në tregjet e Tiranës shihet që janë braktisur nga qytetarët.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




