Rritja e pagave/ Ibrahimaj te Ligjet: Përfitojnë 130 300 punonjës, kosto totale shkon në 39 mld lekë

Politikë | 3 vite më parë

Nga reforma për rritjen e pagave do të përfitojnë në total 130 300 punonjës. Lajmi është bërë me dije nga Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, e cila në fjalën e saj në Komisionin e Ligjeve, u shpreh se objektivi i qeverisë është krijimi i një piramide të niveleve të pagave për institucione kushtetuese dhe të pavarura.

Ibrahimaj u shpreh se Ibrahimaj tha se nga rritja e pagave përfitojnë 250 funksionarë politikë që e kanë pagën të lidhur me atë të presidentit, ndërsa shtoi se efekti financiar për këto kategori është 20 milionë lekë.

“Presidenti, titullarët dhe anëtarët me kohë të plotë e organeve kolegjiale drejtuese të organeve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të pavarura të krijuara me ligj, përfitojnë 250 funksionarë politikë që pagën e kanë të lidhur me atë të presidentit. Efekti financiar vjetor për këto kategori është 20 mln lekë, 450 mijë lekë të reja rritje për pagën e Presidentit, nga 257 mijë lekë që është aktualisht.

Koeficientet, që lidhen me institucionin e Kuvendit dhe ekzekutivit, ato janë përjashtuar pa ndryshuar nivelin aktual të pagave, për ta rikonsideruar në një moment të dytë. Kjo për shkak se duam të fokusohemi te finalizimi i politikës së re të rritjes së pagave.

Grupet e prekura indirekt janë punonjësit e administratës publike, si ajo qendrore dhe vendore. Politika e rritjes së pagave shtrihet në dy vite dhe efekti financiar i kësaj politike shkon rreth 39 mld lekë në 1 janar 2025, prej të cilave 1 mld lekë përllogaritet efekti financiar i zbatimit të vendimit të GJK për vitin 2023. Nga kjo reformë përfitojnë në total 130 330 punonjës”, tha Ibrahimaj.

Kjo e fundit u shpreh se reforma në paga ishte e domosdoshme, ndërsa theksoi se “Për shkak të rritjeve ndër rritje të pagave, çdo rritje ne pagë për nëpunësit civil pa ndryshuar ligjin do ndikonte në përkeqësimin e hierarkisë aktuale të pagave”. 

Në përfundim, Komisioni i Ligjeve miratoi me konsensus dy projektligjet e paketës për rritjen e pagave për administratën dhe institucionet e tjera kushtetuese dhe të pavarura. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme