Rrugët kanë cilësi e sinjalistikë, por drejtuesit e mjeteve shkelin rregullat

Sociale | 3 vite më parë

3 aksidente me 6 të plagosur u shënuan vetëm në disa orë të së shtunës, në rrugën Fier- Seman. 

Bashkim Duka inxhinier transporti duke analizuar kushtet e kësaj rruge interurbane dytësore, thotë se aksidentet ndodhin kryesisht për shkak të sjelljes së drejtuesve të mjeteve. “Për mendimin tim shpejtësia tej normave të lejuara është arsyeja” tha zoti Duka.

Sipas tij “90% e rrugëve janë të sistemuara, nuk është faji i rrugëve, faji është vetëm i drejtuesve të mjeteve”. 

Për ekspertin Duka drejtuesit e mjeteve mbi 90-të km/h nuk e evitojnë dot aksidentin.

Për minimizimin e këtyre ngjarjeve ai sugjeron ndihmën e policisë.

Në përditësimin më të fundit të policisë Fier, për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, bëhet e ditur se gjatë muajit janar, janë ndëshkuar administrativisht në total 8243 drejtues mjetesh, janë vënë në pranga 29 drejtues mjetesh, dhe janë pezulluar 61 leje drejtimi.

Gazetare Nermin Spahiu

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme