Ruajtja e tij me policë, reagon Berisha: Kërkesë e Ramës, proces i mirëfilltë politik

Politikë | 3 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar para mediave në lidhje me kërkesën e prokurorëve të SPAK për mbikëqyrjen policore të tij, në rast se GJKKO vendos masën e sigurisë “arrest me burg”.

Berisha deklaroi se kjo është kërkesë e kryeministrit Edi Rama, ndërsa procesin e cilësoi si politik.

“Kjo është kërkesë e Edi Ramës. Ky është një proces i mirëfilltë politik. Në qëndrimet  tij antikushtetuese, antiligjore ndaj opozitës, e diktuar nga tmerri dhe frika se opozita e drejtuar nga Sali Berisha do hakërrente atë si një kalbësirë nga pushteti.

Nuk ka asnjë çudi. Ky është ansambël i kontrolluar nga Rama i cili mendon s enë këtë mënyrë do zgjasë pushtetin e tij. Në fakt do ndodhë e kundërta”, tha Berisha.

Ky i fundit garantoi se demokratët nuk do të ndalen në mosbindjen civile dhe përmbysjen e këtij regjimi, sipas tij, të bazuar në krim e drogë.

“Ju garantoj se PD-në nuk do e ndalojë asgjë në mosbindjen e saj civile dhe vendosmërisë për të përmbysur këtë regjim të bazuar në drogën, krimin. Këtë regjim që ka zëvendësuar para shqiptarëve dhe botës, ligjet, Kushtetutën. Kodin e Mafias dhe vullnetin  padrinos. Gjithçka shihni, zhvillohet si një betejë mes ligjit e antiligjit, përpjekjes për të mbrojtur institucionet kushtetuese dhe shkelmimit të tyre nga Edi Rama. Çdo gjë zhvillohet si në një film dhe unë që nuk kam patur ndonjë dyshim në botëkuptimin, amoralitetin e Edi Ramës, në njëfarë mënyrë po i demonstroj çdo shqiptari çfarë përfaqëson ai”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme