Ruçi letër Popmeos: “Shqipëria do ta përmbushë misionin për ta shndërruar luftën kundër Anti-Semitizmit në çështje të të gjithë rajonit”

Politikë | 6 vite më parë

Kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi i ka drejtuar një letër falenderimi sekretarit amerikantë të shtetit Michael Pompeo, ku i ka shprehur angazhimin se Shqipëria do ta përmbushë misionin për ta shndërruar luftën kundër Anti-Semitizmit në çështje të të gjithë rajonit. Zoti Pompeo ishte pjesëmarrës në Forumin Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet  me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, më 28 tetor 2020. 
“Ne, shqiptarët, jemi krenarë që për rreth dymijë vjet të historisë sonë kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera me hebrenjtë dhe i kemi mbrojtur ata në momente të vështira të historisë së tyre. Ne sot çmojmë lart bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, hebrenjtë dhe Shtetin e Izraelit, në qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta kundër Anti-Semitizmit” shkruan në letër zoti Ruçi.
Duke ju referuar fjalës së zotit Pompeo në Forum, zoti Ruçi shkruan se ne jemi sot bashkë “Sepse fatkeqësisht anti-Semitizmi është ende i pranishëm. 
“Forumi i parë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit si edhe Rezoluta “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për Anti-Semitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në prag të Forumit, më 22 tetor 2020, janë një lartësim prej Kuvendit të Shqipërisë, i ndjenjave e qëndrimeve të njohura botërisht të popullit shqiptar për mbrojtjen e hebrenjve si edhe një kontribut në shndërrimin e Shqipërisë në një lider rajonal të frontit të bashkuar të luftës kundër Anti-Semitizmit, racizmit, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm” shkruan zoti Ruçi.
Kreu i parlamentit shqiptar vlerëson se “Lufta kundër Anti-Semitizmit nuk mbron vetëm një komb, por është pjesë e projektit të njerëzimit për një botë me mirëqenie, siguri, paqe e drejtësi”. 
“Dëshiroj t’Ju siguroj se Shqipëria do ta shpier deri në fund misionin e saj për ta shndërruar luftën kundër Anti-Semitizmit në çështje të të gjithë rajonit. Duke e merituar për të qenë në krye të këtij fronti, ne afirmojmë identitetin e vlerat tona europiane, qytetëruese e perëndimore”,  shkruan Kryetari i parlamentit Ruçi, në letrën e falenderimit, dërguar Sekretarit të Shtetit Pompeo.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme