Sa ka ndikuar pandemia në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave?

Ekonomi | 6 vite më parë

Ndikimi i pandemisë në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave nuk është më lajm. Por tashmë kemi dhe shifrat zyrtare të një viti. 
Sipas INSTAT gjatë 2020-ës, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri ka një rënie prej 58.5%. Edhe numri i shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë vendit gjatë 2020-ës është përgjysmuar. Porti i Durrësit pati 500 mijë udhëtarë më pak se një vit më parë.
Tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona e kthim, gjatë vitit 2020-të kanë kryer 768 lundrime vajtje-ardhje gjithsej, ose 284 lundrime më pak se sa në vitin 2019. Muajt e gjatë të pandemisë nga Covid-19 dhe vendimet e herëpasherëshme të qeverive të vendeve të Evropës për kufizimin e lëvizjeve të udhëtarëve kanë shkaktuar edhe rënien e numrit të pasagjerëve si dhe të mallrave që transportohen me tragete. Tragetet kanë transportuar 67,219 kamionë dhe trailerë gjatë vitit 2020, ndërsa numri i udhëtarëve ka ndalur në shifrën 311,302. Gjatë vitit 2019 numri i pasagjerëve të regjistruar me tragete ka qenë 878 687 si dhe 181 mijë automjete. 
Pandemia ka dhënë efektet negative në lidhje me përpunimin e mallrave në portin më të madh të vendit. Gjithsesi, në total përpunimi i mallit vlerësohet vetëm me një rënie të lehtë krahasuar me vitin 2019, i cili ka shënuar record në shifrat e mallrave që kanë kaluar në 4 terminalet e portit të Durrësit. 
Elitjona Doko, përgjegjëse e komunikimit pranë Autoritetit Portual Durrës shprehet se shprehet se ndonëse puna në port nuk u ndërpre për asnjë moment, shifra totale shkon në rreth 3.8 milion ton mallrat të përpunuara.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme