Salianji: Pse nuk shkarkohet drejtori i Policisë që vodhi TIMS? S’ka punuar vetëm, ka mbështetje në nivele të larta

Megjithëse sapo kanë nisur seancat e para dëgjimore në komisionin hetimor për sistemin TIMS, demokrati Ervin Salianji që drejtorn komisionin hetimor parlamentar, ka bindjen se është verifikuar çdo akuzë e bërë nga opozita në lidhje me abuzimin e sistemit të sigurisë së policisë përmes ndërhyrjeve të paligjshme nga ana e përfaqësuesve të policisë.
Sipas zotit Salianji, rasti i drejtorit të IT-së, që është në arrest shtëpie për shkak të kopjimit të paautorizuar të sistemit në gusht 2023, tregon sesa ai s’ka vepruar i vetëm dhe se lidhjet e tij janë shumë më lart sesa duken. Këto lidhje shpjegojnë pse ai nuk është shkarkuar asnjëherë, as kur u zbulua skandali, as tani që është në hetim. “Ka një standard të dyfishtë, sepse kur një polic kryen paligjshëmri, përjashtohet menjëherë, ndërsa për këtë rast, pavarësisht se ka shkelje, është ende në detyrë, me masën pezullim të kërkuar nga prokuroria. Ai ka patur një pezullim vjet, kur Policia u njoftua për ndërhyrjen e paautorizuar të drejtorit në sistemin TIMS, por u rikthye sërish në detyrë. Pra, nuk është punë e një personi, por ka një vullnet më të madh politik. Kemi dyshimin e arsyeshëm se kemi të bëjmë me grup të strukturuar, që shkon deri në nivelet më të larta të drejtimit politik dhe zyrtar të Policisë së Shtetit.”- tha zoti Salianji për emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.
Gjatë pyetjeve drejtuar Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë pse drejtori i IT nuk është shkarkuar ende, zoti Salianji tha se nuk kishte marrë një përgjgije bindëse. Sipasmtij ata nuk duhet ta kenë fuqinë për ta shkarkuar. “Sot e kësaj dite, PS përmend një rast të qeverisë Berisha, kur Drejtori i Tatimeve atëherë mbahej në arrest shtëpie nga drejtësia dhe nuk shkarkohej nga qeveria. Tani, ka jo vetëm 10 muaj që është kapur në shkelje Drejtori i IT-së së Policisë së Shtetit, por ka masë sigurie dhe ai është ende drejtor. Përgjigja e autoriteteve më të larta politike dhe policore është se do të lënë të përfundojnë hetimet, pastaj do të vendosin. Por ata që në nisje të emërimeve kanë bërë një mal me paligjshmëri në emërim.”- u shpreh Ervin Salianji në emisionin “Pa Censurë”.
Gazetare Elona Meço
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




