Samiti/ Kodheli në “Ekspres”: Shqipëria në moment kyç si protagoniste, duhet ta shfrytëzojë maksimalisht

Shqipëria është sot një faktor stabiliteti aktiv në rajon. Kështu u shpreh kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvend, Mimi Kodheli, e ftuar në emisionin “Ekspres” në RTSH, ku u diskutua në lidhje me Samitin e Procesit të Berlinit dhe pritshmërinë e Shqipërisë nga ky proces.
Sipas Kodhelit, ky është moment kyç për Shqipërinë si protagoniste dhe duhet ta shfrytëzojë “maksimalisht” atë.
“Shqipëria ka hyrë tashmë seriozisht në një proces pa kthim siç është hapja e negociatave dhe anëtarësimi i plotë në BE dhe kjo është gjëja drejt së cilës Shqipëria duhet të fokusohet. Shqipëria është një faktor stabiliteti në rajon, por siç Rama e përmendi në fjalën e tij në parlament ka qenë faktor stabiliteti pasiv. Sot është një faktor stabiliteti aktiv dhe kjo i jep vlera dhe përgjegjësi të reja politikë sonë të jashtme. BE ka nevojë të jetë pjesë aktive e këtij procesi. E para do treg të ri dhe e detyra partnerë të rinj. BE nuk mund të bëjë pa partnerët, nuk mund të jetë më një aktor i rëndësishëm, por pa vëmendje ndaj partneritetet qoftë kjo edhe me vendete Ballkanit Perëndimor. Ndaj ky është momenti i duhur. Ky, për shkak të gjeopolitikës dhe shumë zhvillimeve ekonomike e politike, Shqipëria rri në këtë moment kyç protagoniste dhe duhet ta shfrytëzojë maksimalisht këtë”, u shpreh Kodheli.
Tirana është duke mbajtur për herë të parë samitin e Procesit të Berlinit, i cili mbledh së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve evropiane për të promovuar dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, si dhe afrimit me Bashkimin Evropian.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




