Sarandë, ulet numri i mospaguesve ndaj ndërmarrjes së ujësjellësit

Sociale | 6 vite më parë

Në bashkinë e Sarandës, vitet e fundit është ulur ndjeshëm numri i mospaguesve ndaj ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve. Nga kontrollimi në terren, punonjësit e kësaj ndërmarrjeje, kanë bërë regjistrimin e debitorëve të cilët më pas  kanë mundur të shlyejnë detyrimet sipas akt-marrëveshjeve.

“Saranda është një komunitet icili është shumë i ndërgjegjshëm për shërbimin që merr dhe janë shumë aktivë përsa i përket detyrimeve që kanë karshi shtetit dhe karshi ndërmarrjes tonë. Ne, muaj pas muaji, bëjmë verifikimin e debitorëve dhe vihet re se numri i tyre vjen duke u ulur. Kjo vjen edhe për shkak të reformës që qeveria dhe kryeminsitri ndërmorën. Shërbimi do të rrritet, por edhe debitorët do të kenë mundësi të shlyejnë detyrimet e tyre. Gjëja më e mirë që është bërë në këtë drejtim sepse nuk ka egzistuar më parë tek ujësjellësi, është lidhja e akt-marrëveshjeve me konsumatorët të cilët kishin debite të mëdha ”, shprehet drejtori Sheme Lulo.  

Numri i debitorëve nuk është në raport të njëjtë me vlerën e debisë që ka. Në fillim të vitit 2020 në Sarandë numri i debitorëve  ishte 13 mij e 900 ndërsa në muajin dhjetor numri  i tyre është ulur diku tek 1100.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme