Sejko: Mbajmë të pandryshuar politikën monetare. Çmimet e konsumit ulën inflacionin, karburantet mbeten të larta

Ekonomi | 3 vite më parë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko bëri me dije se Këshilli i Mbikëqyrjes do të mbajë të pandryshuar qëndrimi e politikës monetare. Në një konferencë për shtyp, Sejko tha se vendimi erdhi pasi aktiviteti ekonomik në vend pritet të vijojë të rriten ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv vitin e ardhshëm.

Sejko tha po ashtu se inflacioni i çmimeve të konsumit zbriti rreth nivelit 3.9%, që u diktua nga inflacioni më i ulët i artikujve ushqimorë. Por nga ana tjetër, shërbimet e strehimit dhe karburanti kanë shënuar norma të larta inflacioni.

“Aktiviteti ekonomik në vend ka vijuar të rritet në gjysmën e dytë të vitit  ndërsa inflacioni në vend  erdhi në rënie në 3 mujorin e katërt. Normalizimi i qëndrimit të politikës monetare ka ndihmuar në funksionimin normal të tregjeve të parasë. Projeksionet për të ardhmen mbeten pozitive. Vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend pritet vijojë të rritet, ndërsa inflacioni parashikohet të kthehet gradualisht në objektiv vitin e ardhshëm. Në këto rrethana Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar qëndrimin e politikës monetare. Inflacioni i çmimeve të konsumit zbriti rreth nivelit 3.9%. Rënia e inflacionit u ndikua nga inflacioni më i ulët i artikujve ushqimorë, shërbimeve dhe i mallrave të konsumit afatgjatë. Shërbimet e strehimit dhe karburanti shënuan norma më të larta inflacioni”, u shpreh Guvernatori.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme