Sekretari i Shtetit Blinken do të udhëtojë në Izrael

Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë drejt Izraelit për të shprehur solidaritetin dhe për të ofruar mbështetje nga Shtetet e Bashkuara pas sulmeve të fundit të Hamas, sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit.
Udhëtimi i Blinken është planifikuar të mbërrijë në Izrael të enjten.Kjo vizitë bënë pjesë në përpjekjet e qeverisë amerikane për të treguar angazhimin ndaj Izraelit gjatë kësaj periudhe sfiduese.
Gjithashtu, Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, deklaroi se një grup i vogël i forcave të veçanta të operacioneve të SHBA po bashkëpunojnë me kolegët izraelitë për të ndihmuar në planifikim dhe informacionin inteligjent në lidhje me situatën aktuale.
Në një deklaratë të bërë më herët, Presidenti Biden konfirmoi se të paktën 14 amerikanë janë vrarë dhe një numër tjetër janë kapur pengje nga Hamasi, i cili ka kërcënuar se do të vrasë pengjet nëse Izraeli nuk paralajmëron civilët para se të sulmojë Gazën.
Pas nisjes së sulmit të befasishëm nga Hamasi më 7 tetor, SHBA-ja i ka dërguar Izraelit ndihmë të re ushtarake, dhe po ashtu ka urdhëruar që avionmbajtjësja më e madhe të dislokohet afër Izraelit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




