Sekretariati i komunitetit të transportit: Duhet rrjetëzim e ndërlidhje mes veprave infrastrukturore

Ekonomi | 3 vite më parë

Hartat e reja të transportit parashikojnë krijimin e korridorit të Ballkanit Perëndimor dhe Mesdheut Lindor, duke mundësuar që për herë të parë vendet e Ballkanit të lidhen me 8 vende të Bashkimit Evropian. Kështu u shpreh përpara komisionit të veprimtarisë prodhuese, Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjsek.

“Korridori i Ballkanit Perëndimor dhe Mesdheut Lindor është për herë të parë me 8 vendet e BE, nëpërmjet Sllovakisë, Kroacisë dhe duhet të vazhdojë edhe tek vendet  e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Shqipëria duhet të fokusohet në zhvilimin e rrejtit hekurudhor në vitet në vijim si dhe ne rrjetizimin dhe nderlidhjen me te mire mes veprave infrastukturore theksoi Zakonjsek . “Nuk duam të shikojmë rrugë moderne, investimet që po ndodhin në Shqipëri janë thelbësore”, shtoi ai.

“Përafrimi i legjislacionit të Shqipërisë me atë të BE është domosdoshmeri” u shpreh  Zakonjsek i cili bëri me dije se edhe të gjitha projektet e reja duhet të plotësojnë normat evropiane të mbrotjes së ambjentit.

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh.al/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme