“Seven Seas Splendor” mbërrin për herë të parë në Portin e Durrësit

Anija turistike “Seven Seas Splendor”, pjesë e kompanisë Regent Seven Seas Cruises, ka mbërritur për herë të parë në Portin e Durrësit, me rreth 650 pasagjerë në bord.
Kompania Regent Seven Seas e ka përfshirë prej vitesh Durrësin në itineraret e saj turistike, ndërsa këtë sezon risia lidhet me imbarkimin nga Porti i Durrësit të 80 pasagjerëve nga vende të ndryshme.
Përfaqësuesit e kompanisë kanë vlerësuar kushtet dhe facilitetet e ofruara në port për pritjen dhe përpunimin e turistëve.
Me rastin e vizitës së parë të anijes në Durrës, në bord u zhvillua ceremonia tradicionale “Maiden Call”, ku morën pjesë Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, dhe Kapiteni i Portit, Taulant Allka.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





