Sezon i keq për vreshtarinë/ Kantinat e verës në Përmet vuajnë sigurimin e lëndës së parë

Dëmtimet që solli moti në vreshtari kanë sjellë pasoja jo vetëm tek fermerët që kanë kultivuar me dhjetëra hektarë tokë, por edhe tek fabrikat e mëdha të prodhimit të verës.
Lumturi Bejko nga fshati Piskovë në Përmet tregon se ndryshe nga vitet e tjera që lëndën e parë e siguronin tek fermerët e zonës, këtë vit iu desh ta blente rrushin tek fermerët e Fierit dhe Lushnjës.
“Për këtë vit u furnizuam tek fermerët e Fierit dhe Lushnjës pasi nuk mundëm ta siguronin atë në Përmet”, shprehet ajo.
Në zonën e Përmetit janë rreth 40 fermerë që furnizonin këtë kantinë, por këtë vit për shkak të motit të keq nuk mundën të merrnin prodhimin e pritur.
Sipas burimeve të marra, një pjesë e fermerëve të zonës së Përmetit kanë marrë kredi që të kultivojnë rrush, por pasojat që solli moti ishte një dëm ekonomik i madh për ta, pasi një pjesë e tyre i sigurojnë të ardhurat familjare vetëm me anë të kësaj pune.
Sakaq dëm i konsiderueshëm ishte dhe për fabrikat e prodhimit të verës.
Gazetare: Leonida Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




