Sfidat e gjuhës shqipe/ Gjuhëtari: Tekstet shkollore me probleme, nuk janë përkthyer saktë

Sociale | 3 vite më parë

Ruajta e Gjuhës Shqipe sipas normave të drejtshkrimit nën trysninë e gjuhëve të huaja, është një detyrë morale jo vetëm e shoqërisë, por edhe e institucioneve Shtetërore.

Gjuhëtari Prof. Xhevat Lloshi shpreh shqetësimin për përdorimin pa kriter të fjalëve dhe shprehjeve të huaja në gjuhën e përditshme, por edhe në atë publike. 

” Ka një modë për t’u dukur me anë të gjuhës dhe sidomos për t’u dukur duke përdorur fjalët e huaja” thotë Prof. Lloshi për RTSH.

” Çfarë nevoje ka një ministre, e cila në vend të thotë “për t’a lehtësuar” thotë fasilitejt?” pyet ai.

Sipas gjuhëtarit Lloshi ka ardhur koha që autoritetet të ndërhyjnë për ruajtjen e gjuhës shqipe.

“Është e nevojshme të bëhet libri për stilin administrativ dhe të mënjanohen ato veprime krejt të papranueshme, si dokumente pa shkronjën “ë” apo “ç”” thotë ai.

Ndërsa për sa i takon tekseve shkollore Prof. Lloshi shprehet se ato duhet të rishikohen dhe të orjentohen drejt në kushtet e sotme.

” Tani është bërë prirje, megjithëse të gjithë i thonë “trend” që tekset shkollore t’i marrin nga anglishtja. Dhe disa përkthime janë jashtëzakonisht të këqia” vëren ai.

Në Shqipëri ka ende persona që nuk dinë të shkruajnë dhe lexojnë shqip. 

Raporti i UNESCO i vitit 2018 flet për 44 mijë persona në Shqipëri, të cilët konsiderohen analfabetë.

Sipas këtij raporti, ky fenomen më së shumti është i përhapur në komunitetin rom dhe tek personat me aftësi të kufizuara.

Gazetare Keti Toroveci
  
/ rtsh.al / 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme