SHBA dhe Greqia planifikojnë bashkëpunim në fushën e energjisë

Bashkëpunimi energjetik Greqi-SHBA mbizotëroi takimin e sotëm midis kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe Sekretarit amerikan të Energjisë, Dan Brouillette.
“Bashkëpunimi energjetik Athinë-Uashington është një nga gjashtë fushat përparësore të Dialogut Strategjik Greqi-SHBA”, thanë burimet.
Gjatë takimit, dy zyrtarët diskutuan edhe mundësinë e forcimit të mëtejshëm të investimeve të energjisë së SHBA në Greqi.
Sipas burimeve, një marrëveshje e plotë u arrit midis dy palëve për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit Greqi-SHBA, pasi të dy vendet ndajnë një vizion të përbashkët për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në rajonin e gjerë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




